Serbët janë më të preferuarit për familjet maqedonase. Kjo del nga anketa e realizuar nga Instituti për Hulumtime Politike në Shkup në bashkëpunim me Columbia University.
Sipas kësaj ankete, 62.6 për qind e qytetarëve të anketuar në Maqedoni janë të gatshëm të pranojnë për anëtarë të familjes së tyre një serb, kurse prej popujve fqinj më të papranueshëm janë shqiptarët (vetëm 12.9 për qind kanë thënë se mund të pranojnë një shqiptar si anëtarë të familjes), raporton Gazeta Lajm.
Para shqiptarëve, për anëtarë të familjes qytetarët e anketuar preferojnë një bullgar (24.5 për qind), turk (23.3 për qind), grek 18.8 për qind dhe maqedonas, 17 për qind. Pas shqiptarëve në këtë kategori radhiten sirianët dhe pakistanezët me nga 7 për qind, të cilët po ashtu janë përfshirë në hulumtim.
Situata dallon kur është në pyetje shoqërimi, sepse 56 për qind e qytetarëve të anketuar janë përgjigjur se preferojnë të shoqërohen me shqiptarë, raporton Gazeta Lajm.
Shqiptarët nuk rangohen mirë as në mesin e shteteve për të cilët qytetarët kanë mendim pozitiv. Në këtë rangim udhëheq Gjermania, shtet për të cilin 84 për qind e të anketuarve kanë mendim pozitiv. Më pas vijnë Turqia (74 për qind), Serbia me 69 për qind, Rusia me 65 për qind, Amerika me 63 për qind. Shqipëria radhitet e treta nga fundi me 43 për qind, Kosova e parafundit me 28 dhe Greqia e fundit (25 për qind e të anketuarve kanë mendim pozitiv për këtë shtet).
You Might also Like
Okta prej sot nuk dërgon derivate të naftës për Makpetrol-in!
Për shkak të llogarive të bllokuara bankare të Makpetrol-it, Okta ka ndaluar furnizimin me derivate…
By
Redaksia
1 Min Read
Politikani amerikan: Nuk duhet lejuar që një mysliman të bëhet president
Politikani amerikan Ben Carson ka thënë se ai nuk beson se një mysliman përket në…
By
Redaksia
1 Min Read
E verteta e kësaj fotoje e cila është postuar në faqet islamo-turkofobe.
E verteta e kesaj fotoje e cila eshte postu ne faqet islamo-turkofobe. Me 31 mars…
By
Redaksia
1 Min Read
“Tashmë po na vrasin dhe ne, së bashku me pacientët tanë”
Disa ditë pas sulmeve të pandërprera nga ajri mbi spitalet në qytetin sirian Halepo, ku…
By
Redaksia
4 Min Read
Liga Arabe në mbledhje urgjente për situatën në Halep
Katari kërkon një mbledhje urgjente të Ligës Arabe për bombardimet e ushtrisë siriane që shënjestrojnë…
By
Redaksia
1 Min Read
I vetëm përballë Serbisë në mbrojtje të kufirit
Askund nuk shkon pa çantën e tij të fryrë ngjyrë vishnje, në të cilën mban…
By
Redaksia
2 Min Read


