Maqedonasja e konvertuar në fenë islame, Katerina lindi fëmijën e parë; e pagëzon me emër myslimani, Edin!

0
702

Mensur Krasniqi

Pas pothuajse një viti martesë, maqedonasja e konvertuar nga feja krishtere në atë islame, Kateria Zaova tashmë ka edhe një fëmijë. Para dy ditësh nga lidhja martesore me boshnjakun Edin Fetahoviq, maqedonasja nga qyteti i Prilepit solli në këtë botë një djalë, të cilin tashmë e kanë pagëzuar me emrin EDIN.

Bashkëshorti i Katerinës, Jasmini në një prononcim eksluzivisht për Almakos shprehet tejet i gëzuar që nga dashuria ndërmjet tij dhe bashkëshortes lindi fëmija i parë në familje djalë, kështu duke i’u siguruar kësaj familje pasardhës.
hg
“Nuk di si ta përshkruaj por mund të them se që të dytë ndjehemi të gëzuar me faktin që në familjen tonë lindi një engjull i ri si trashëgimtar i familjes. Këtij fëmiu normalisht siç i takon të gjithë muslimanëve ia vendosëm edhe emrin duke respektuar parimet islame, dhe e pagëzuam me emrin Edin”, deklaroi bashkëshorti i maqedonases së konvertuar në fenë islame, Jasmin Fetahoviq.

Në vazhdim Jasmin Fetahoviq për Almakos sqaroi se tani Katerina është lëshuar nga spitali gjinekologjik dhe ndodhet në shtëpi së bashku me engjullin e ri.

“Po tani sa e sollëm në shtëpi bashkëshorten me fëmiun e vogël, dhe nga gëzimi për ta shtëpia është e stërmbushur me mysafirë, dhe kjo tregon se kemi shumë dashamirë. Poashtu në vazhdim i presim të vijnë edhe familjarët e Katerinës, ngaqë edhe ata kanë të drejtë ti gëzohen nipit të tyre”, mbaroi rrëfimin e tij Jasmin Fetahoviq.

Ndryshe Katerina Zaova është njëra ndër ato rastet e rralla në Maqedoni që janë vendosur të ndryshojnë besimin e tyre nga një religjion në tjetrin. Ky veprim i saj fillimisht ka revoltuar si familjen, e më pas shoqërinë, rrethin ku jeton etj, etj, megjithatë ajo ka treguar vendosshmëri dhe i ka përballuar gjitha presionet, dhe asnjëherë nuk ka ndryshuar mendje, por i ka mbet besnike fesë të cilën e ka përqafuar këto dy vitet e fundit, atë islame./Almakos