Maqedoni, nëna vret foshnjën

 

 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Kërçovës, në Maqedoni. Një nënë 23-vjeçare ka vrarë në banesën ku jetonte vazjën e saj dymuajshe, pas një grindjeje me bashkëshortin. 

23-vjeçarja thuhet se ka pasur çrregullime mendore, ndërsa foshnjën e saj e ka vrarë në dhomën e gjumit, duke e ngulfatur me jastëk. 

Një ditë pas vrasjes, familja e ka varrosur foshnjën pa denoncuar rastin në polici dhe pa u konstatuar vdekja e fëmijës nga mjekët. 

Nëna vrasëse ka pranuar veprën në polici dhe ka rrëfyer se para se ta kryente aktin makabër, përmes telefonit ka njoftuar familjen, ndërsa vrasjen e ka paralajmëruar edhe në rrjetin social Facebook. 

Ngajrja ka ndodhur më 29 qershor, ndërsa rasti u zbulua nga policia një ditë më parë. Vrasësja 23 vjeçe nga Kërçova, pas këtij akti ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga kati i dytë i shtëpisë, por në këtë tentativë nuk ka  pasur sukses. 

 

 

Artikulli paraprakTransparenca, përfundon portali dixhital
Artikulli vijuesTURQI – ASGJËSOHEN RRETH 50 REBEL KURDË