Për këtë të enjte janë paralajmëruar kundër-protesta në mbrojtje të pushtetit, përkatësisht VMRO-DPMNE-së në Maqedoni.
Madje, drejtori aktual i Arkivit Shtetëror të Maqedonisë nga radhët e VMRO-DPMNE-së Filip Petrovski ka kërcënuar protestuesit që tashmë prej 1 jave po kërkojnë dorëheqjen e presidentit Ivanov.
Petrovski përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook ka shkruar: “E nxitët mllefin e popullit. Do të dalim në rrugë. Këtë të enjte SOROSOIDË më mirë qëndroni nëpër shtëpi.”