Maqedonia vazhdon bllokadën e perimeve të Shqipërisë në kufi. 13 kamionë që janë bllokuar në kufi dhe nuk po lejohen të hyjnë në Maqedoni, raporton agjencia e lajmeve “INA”.
“Deri para 2 orësh kanë qenë 13 maune me rreth 2600 kuintal prodhime të bllokuara pa asnjë lloj arsye, thjesht duan të mbrojnë prodhuesit e tyre”, citohet Myslim Murrizi, nga Lushnja, i cili ka shprehur shqetësimin e prodhuesve shqiptarë nga kjo zonë.
Sipas tij, kamionët janë në kufirit Bllatë midis dy Dibrave dhe nuk po lejohen të hyjnë në territorin e Maqedonisë.
Kjo që po ndodh është shkelje e rëndë e Marrëveshjes së CEFTA.
Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka shprehur shqetësimin e Tiranës mbi disa vendime të palës maqedonase për mallrat shqiptare bujqësore.
Në një bisedë telefonike me homologun e tij në Shkup, Panariti ka informuar Maqedoninë se po shkel marrëveshjen e CEFTA-s, e nënshkruar nga të dyja vendet për qarkullimin e mallrave.
Nga ana tjetër, këto veprime, thotë ministri Panariti, bien ndesh me frymën e bashkëpunimit dhe njësimit të standardeve.
Në fund, Panariti ka deklaruar se pala shqiptare do të ankimojë bllokadën maqedonase për mallrat shqiptare. Në lidhje me këtë, nga ministrat shqiptarë në qeverinë e Maqedonisë nuk ka pasur asnjë deklaratë.
Një shkelje e tillë ndodhi disa muaj më parë, mirëpo me ndërhyrjen e ish-ministrit të Ekonomisë, Bekim Neziri, situata u normalizua dhe u hoq bllokimi./shekulli/.kohaislame
You Might also Like
Kuvendi shqyrtoi Demarkacionin në Komisionin për punë të jashtme
Komisionit për Punë të Jashtme i Kuvendit të Republikës së Kosovës, për herë të parë…
By
Redaksia
1 Min Read
Fëmijët po harrojnë se si ta mbajnë lapsin
Teknologjitë e reja kanë ndryshuar jetët tona. Në shumicën e rasteve për mirë, por ka…
By
Redaksia
2 Min Read
Zekati-një ndër shtyllat e Islamit, BFI: të realizohet në formë institucionale
Sipas të pranishmëve, zekati i ka dy dimensione, atë socio-ekonomik dhe fetar, si dhe organizatorët…
By
Redaksia
2 Min Read
DW: Në Paris nuk kishte sulm terrorist por tejkalim të kompetencave dhe vrasjen e një qytetari të pafajshëm
Autoritetet franceze pohojnë se kanë evituar një sulm terrorist në Francë dhe kanë vrarë atentatorin.…
By
Redaksia
3 Min Read
Presidenti Meta: Shqiptarët janë të pandashëm
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ndërsa po merrte pjesë në inaugurimin e shtatores së atdhetarit…
By
Redaksia
2 Min Read
Zbulohet një planet i ri me madhësi të Tokës
Planeti i cili është planeti i dytë më i afërt i Tokës, me madhësi të…
By
Redaksia
1 Min Read
