Turneu i fundit i Rouhanit në vendet e Gjirit vjen në mes përpjekjeve të Kuvajtit për të përmirësuar marrëdhëniet ndërmjet Këshillit i Bashkëpunimit të Gjirit (KBGJ) dhe Iranit
Vizita e presidentit iranian në Kuvajt këtë javë mund të jetë si pikë-nisje për rifillimin e dialogun mes Teheranit dhe Shteteve të Gjirit, thonë analistët, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti iranian, Hassan Rouhani, vizitoi Omanin të mërkurën para se të udhëtojë për në Kuvajt për vizitën e tij të parë në vendin e pasur me naftë të Gjirit, që kur u zgjodh president në mes të vitit 2014.
“Irani e sheh Kuvajtin si një ndërmjetës të besueshëm”, theksoi për AA, Ayed al-Mannaa, profesor i shkencave politike në Universitetin e Kuvajtit. “Omani është gjithashtu i afërt me Teheranin dhe ka luajtur një rol në ngushtimin e hendekut mes SHBA-së dhe Iranit”, tha ai.
Turneu i fundit i Rouhanit në vendet e Gjirit vjen në mes përpjekjeve të Kuvajtit për të përmirësuar marrëdhëniet ndërmjet Këshillit i Bashkëpunimit të Gjirit (KBGJ) dhe Iranit.
Gjatë vizitës muajin e kaluar në Teheran të ministrit të Jashtëm të Kuvajtit, Sabah al-Khalid al-Sabah ai dha një mesazh për rëndësinë e marrëdhënieve me shteteve të Gjirit dhe Iranit.
Në samitin e dhjetorit të KBGJ-së të mbajtur në Bahrein, blloku i gjashtë shteteve të Gjirit kishte ngarkuar Kuvajtin për vendosjen e kontakteve me Iranin.
“Vizita mund të çojë drejt një përmirësimi marrëdhëniet mes shteteve të Gjirit dhe Iranit, si dhe do të ulë tensionet në mes të dy palëve”, ka thënë al-Mannaa. Ai beson se turneu i Ruahanit në shtetet e Gjirit këtë javë mund të ndihmojë edhe në lehtësimin e presionit të SHBA-së ndaj Teheranit.