“Gjykata Speciale, Demarkacioni me Malin e Zi, siguresa të kurdisura për konflikte politike në vend”

Ish Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kolë Berisha tha se Kosova po i nënshtrohet testit më të rrezikshëm mbi qëndrueshmërinë e subjektivitetit dhe integritetit të saj territorial, që nga paslufta.

Përmes një postimi në Facebook Kolë Berisha potencojë se Beogradi ka zgjedhur kohën e volitshme për të nxitur një spirale të re pasigurish, përballjesh e konfliktesh me shqiptarët e Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Muri treni dhe paralajmërimet për themelimin unilateral të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, janë seria e radhës e përpjekjeve për t’u kthyer te idetë e vjetra ndarëse dhe zgjidhjet monoetnike për Kosovën, shkruan Berisha.

Ja postimi i plotë i Kolë Berishës:

Kosova po i nështrohet testit më të rrezikshëm mbi qendrueshmërinë e subjektivitetit dhe integritetit të saj territorial, që nga paslufta!

Nuk do mend se inkursionet e Beogradit në territorin e Kosovës, janë të orkestruara dhe kanë për qellim lëndimin e integritetit territorial, e, përmes këtij, edhe subjektivitetin e Kosovës.

Muri, treni dhe paralajmërimet për themelimin unilateral të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, janë seria e radhës e përpjekjeve për t’u kthyer te idetë e vjetra ndarëse dhe zgjidhjet monoetnike për Kosovën.

Beogradi ka zgjedhur kohën e volitshme për të nxitur një spirale të re pasigurish, përballjesh e konflikteshe me shqiptarët e Kosovës.

Gjykata Speciale, Demarkacioni me Malin e Zi dhe ndarjet e thella politike në vend, të gjitha këto janë siguresa të kurdisura për konflikte sociale e politike në vend.

Kush ka krijuar iluzione se Beogradi është liruar nga makthet mesjetare, e ka gabim dhe i ka humbur Kosovës në këto vite mundësinë të krijojë politikë të qendrueshme dhe largpamëse për vete dhe në raport me Serbinë.

Shto këtu edhe zëra të paqendrueshëm politikisht, të cilët i shohin kufinjtë e Republikës, të ndryshueshëm (të pa qendrueshëm). Lëndojnë seriozisht subjektivitetin dhe vëjnë në pikëpyetje të ardhmen tonë.

Koha ka adhur për qendrime dhe veprime më proaktive në drejtim të forcimit të Republikës. Politikat etatiste duhet të vendosen në krye të prioriteteve të institucioneve tona. Konsensusi politik, social e kombëtar nuk pret më. Duhet të na jetë e qartë së, asgjë nuk duhet ta ndalë rritjen e demokracisë në vend.

Artikulli paraprakMiku i Isa Mustafës ngjitet në pozitë
Artikulli vijuesTurma është “e mençur” apo “budallaqe”?