Marrëdhëniet politike Kroaci-Shqipëri, shembull në rajon dhe Evropë

Presidenti shqiptar Bujar Nishani u takua sot në Pallatin Presidencial me Presidenten kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç.

Të dy presidentët diskutuan për bashkëpunimin dhe forcimin e marrëdhënieve midis Kroacisë dhe Shqipërisë dhe zgjerimin e NATO-s në Ballkanin Perëndimor, kërcënimet terroriste, krizën e refugjatëve dhe çështjet ekonomike, raporton Anadolu Agency (AA).

Kolinda Grabar-Kitaroviç dhe Bujar Nishani diskutuan një varg temash, ndërsa njëra nga më të rëndësishmeve ishte bashkëpunimi rajonal dhe angazhimi mes dy vendeve për forcimin e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Juglindore.

Bujar Nishani në deklaratën e tij pas takimit me presidenten kroate theksoi marrëdhëniet e mira politike mes dy vendeve, histroinë e bashkëpunimit të gjatë dha atë në kuadër të NATO-s.

Grabar-Kitaroviç tha se raporti i Kroacisë dhe Shqipërisë mund të shërbejë si shembull i marrëdhënieve në Evropën Juglindore, por edhe në vetë Evropën, me ç’rast përmendi komunitetin e madh të pakicës shqipëtare në Kroaci, si shembull të bashkëjetesës së mirë.

“Dy vendet tona kanë shprehur mbështetje të qartë të politikës së dyerve të hapura të NATO-s dhe pranimin e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në Aleancë”, tha Nishani.

Nishani shprehu dëshirën për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve përmes ndërtimit të marrëdhënie të partneritetit të ndërsjellë me qëllim të forcimit të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar. Ai vuri në dukje se bashkëpunimi ekonomik nuk ndjek marrëdhëniet e shkëlqyera politike mes dy vendeve dhe se ka potencial të madh për zhvillimin bashkëpunimit të këtij segmenti.

Ai falënderoi Kroacinë për ndihmën dhe mbështetjen ndaj Shqipërisë në procesin e afrimit me Bashkimin Evropian dhe theksoi se përvoja e anëtarësimit të Kroacisë është e dobishme për Shqipërinë.

Presidenti shqiptar theksoi rëndësinë e procesit Bërdo-Brijuni që do të mbahet në fund të këtij muaji në BeH dhe shprehu shpresën se liderët e vendeve anëtare të procesit do të diskutojnë më mënyrë miqësor për zhvillimin dhe përmirësimin e rajonit.

 

Artikulli paraprakErdogan: Një nga 5 kushtet e BE-së për vizat është fatkeqësi
Artikulli vijuesSiriani me origjinë shqiptare i cili flet pesë gjuhë, mbijeton duke mbledhur letra