Familjarët e viktimave të Srebrenicës padisin shtetin e Holandës

Familjarët e viktimave të masakrës së Srebrenicës e kanë paditur Holandën në Gjykatën Evropiane për të Drejta të Njeriut në Strasburg.
Rreth 8000 djem dhe burra myslimanë u vranë nga forcat serbe në korrik të vitit 1995, në një zonë të mbrojtur nga paqeruajtësit holandezë të Kombeve të Bashkuara, të cilësuar si “strehë e sigurt”.

Siç raporton Rel, grupi i familjarëve të viktimave ka ngritur padi ndaj Holandës, pas një vendimi të Gjykatës Supreme të këtij vendi, i cili thotë se Kombet e Bashkuara nuk mund të ndiqen penalisht nga një gjykatë kombëtare.

Ky grup dëshiron që këtë vendim ta kthejë prapa, në Gjykatën Evropiane në Strasburg.

Artikulli paraprakSHËRBIMI INFORMATIV RUS DO TË ZHVILLOJË HETIME PËR AVIONIN SIRIAN
Artikulli vijuesÇështje të sigurisë dominojnë fushatën elektorale në Izrael