“Masakra” në një kishë në SHBA: Pesëvjeçari shpëton duke u bërë si i vdekur

Një fëmijë 5-vjeçar i ka mbijetuar të shtënave në një kishë historike në Charleston duke bërë si i vdekur, raportojnë mediat e huaja.

Policia e Karolinës Jugore ka bërë të ditur se nëntë veta janë vrarë në atë që është përshkruar si “krimi i urrejtjes”, transmeton Telegrafi.

Familjarët e fëmijës i kanë thënë ABC-së se fëmija ishte në kishë në kohën kur kishte dëgjuar të shtënat, duke “luajtur” si i vdekur.

I dyshuari, një 21 vjeçar, i përshkruar si “i bardhë, i hollë dhe i rruar”, ishte futur në kishë derisa po mbahej një takim i studimeve të Biblës, ishte ulur përpara duke filluar të shtinte rreth orës 9 në mbrëmje.  

Artikulli paraprakPërsëri Ramazani!
Artikulli vijuesSherr me thika në Elbasan, vritet një person