Mavraj: Zotit i lutem në çdo moment, babai është gjallë

0
386
Mbrojtësi gjigant, luani i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, ka deklaruar se babai i tij nuk ka vdekur dhe se ishte Zoti që i ndihmoi kombëtares që të fitojë.

 Mërgim Mavraj pas ndeshjes deklaroi se ishte dezinformatë fakti se i ati i tij ka ndërruar jetë, një informatë që në fillim erdhi nga mediat shqiptare.
 
Megjithatë, Mavraj tha se babai i tij e ka shikuar ndeshjen dhe është gjallë dhe ka falënderuar të gjithë për ngushëllimet.
 
“Kemi punuar mirë, kemi bërë më të mirën, ishim me durim e bëmë lojën tonë”.
 
“Zotit i lutem në secilin moment, jo vetëm në momente të vështira. Ai na ndihmoi të fitojmë. Ne rrezikuam për kombin, ne rrezikuam për tifozët. ”, u shpreh Mavraj. /Tg/kohaislame