Del në shitje iPad i Papa Françeskut

Një iPad që dikur e ka pasur Papa Françesko me markën zyrtare “Servizio Internet Vaticano” dhe shkrimin “Su Santidad Francisco”, do të dalë në shitje më 14 prill në Montevideo. 
Fondet e mbledhura nga shitja e tij do të shkojnë për të financuar një lice në Paysandu, lokalitet i vogël në veriperëndim të Uruguait. Sipas shtëpisë së ankandeve “Castells”, tableti mund të arrijë një shifër prej 40 mijë dollarësh. Bëhet fjalë për një iPad 4 argjendi me display Retina, dhe një dispozitiv Apple, transmeton noa. 
iPad mban firmën autentike të sekretarit të Papës, monsinjor Fabian Pedacchio Leaniz. Tableti ju dhurua nga Papa Françesku një prifti uruguaian Gonzalo Aemilius, i cili ia dhuroi liceut Francisco të Paysandu. Së fundmi liceu e ka nxjerrë në shitje për të financuar punimet e rinovimit.
Artikulli paraprakKriza politike në Maqedoni synon zgjidhjen në Bruksel
Artikulli vijuesMavraj: Zotit i lutem në çdo moment, babai është gjallë