IZMIR (AA) – Nën kryesimin e Kryeministrit turk, Ahmet Davutoğlu dhe Kryeministrit grek, Alexis Tsipras ka filluar takimi i 4-ët i Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Greqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Davutoğlu i cili ka mbërritur i pari në zyrën e Kryeministrisë në qytetin Izmir të Turqisë ka pritur homologun grek Tsipras, ku të dy me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas iu kanë dhënë gazetareve trëndafila të kuq.
Davutoğlu dhe Tsipras realizuan një takim kokë më kokë, ku gjithashtu edhe ministrat e dy palëve kanë kryer takime kokë më kokë. Pritet që dy homologët të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.