Mbështetësi i Trump sulmon një student musliman! (Video)

Në një video të bërë nga kamerat e vëzhgimit pretendohet se bëhet fjalë për një sulm të një mbështetësi të Donald Trump ndaj dy studentëve të Universitetit Shtetëror në Wichita, njëri prej të cilëve është mysliman.

Edhe pse regjistrimi nuk ka zë, mund të shihet se si derisa studentët po furnizoheshin me karburant, aty afrohet një njeri, transmeton Telegrafi.

Pas pak kohe, ai fillon të godasë Khondokera Usaman, njërin nga viktimat e supozuara, shkruan AlJazeera.

Në një intervistë me gazetën lokale, Usama kishte thënë se sulmuesi, ndërsa po tentonte ta godiste, kishte bërtitur: “Trump përsëri do të bëjë Amerikën e madhe”.

Policia janë duke kërkuar informacione në lidhje me sulmuesin dhe nuk kanë dhënë nëse kemi të bëjmë me ndonjë sulm të urrejtjes.

Këshilli i marrëdhënieve amerikano-islamike në Kansas, së bashku me Osaman kanë mbajtur një konferencë për shtyp në të cilën kanë kërkuar nga Trump që të dënoi sulmin. /Telegrafi/

Artikulli paraprakDavutoglu në Bruksel: Qëllimi ynë është i qartë, të ndihmojmë refugjatët
Artikulli vijuesI mbijetuari Palestinez takon yjet e Real Madridit