Për tre ekspertët ndërkombëtarë të cilët analizuan marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, Kosova do të ndajë mbi 15 mijë euro pagesë.
Vendimi u mor sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.
Ekspertët ishin ftuar në Kosovë nga ish-presidentja Atifete Jahjaga. Ata kishin vlerësuar se në shënimin e kësaj vije kufitare janë zbatuar praktikat ndërkombëtare më të dëshmuara deri më tani në vendet tjera.