MBI 160 MIJË KOSOVARË ME PASAPORTA SERBE!?

Gati pesë vjet pas pavarësisë së Kosovës, në Zvicër jetojnë mbi 160 mijë shtetas të Kosovës, të cilët ende posedojnë pasaportën e Serbisë.

“Sikur t’i kishin sot pasaportat e Republikës së Kosovës pas katër vjetësh pavarësie, sigurisht Berna zyrtare kosovarët do t’i radhiste në rangun e parë dhe jo të tretin, pas portugezëve dhe gjermanëve”, ka deklaruar për agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë”, Lisa Blaser, zyrtare nga Departamenti Federal për Migracion.

Megjithkëtë, Blaser ka thënë se gjithnjë e më shumë është në rritje numri i personave që paraqiten me pasaportë kosovare. “Por, nëse kemi parasysh se për katër vite institucionet kosovare kanë arritur të furnizojnë vetëm shtatë mijë pasaporta, atëherë për të arritur shifrën prej 200 mijë kosovarëve, siç flitet në vendin tonë, natyrisht se nevojitet punë dhe kohë, bile së paku edhe disa vjet për të arritur shifrën e lartpërmendur”.kohaislame

Artikulli paraprakNGA TEKNIKE, NË BISEDIME POLITIKE
Artikulli vijuesVAZHDON KAPJA E MALLIT ILEGAL