Kombet e Bashkuara kanë thënë se mbi 1,600 raste të kolerës janë konfirmuar në Irak gjatë muajit të kaluar.
Ministria e Shëndetësisë e Irakut, ndërkaq, ka raportuar për mbi 1,800 raste nga kolera dhe për gjashtë të vdekur.
Sëmundja, e cila mund të çojë në vdekje nga dehidratimi dhe dështimi i veshkave, është raportuar për herë të parë muajin e kaluar në perëndim të Bagdadit.
Shumica e rasteve të reja janë atje dhe në provincën Babel.
OKB ka thënë se shkaqet kryesore të shpërthimit të kolerës janë sistemet e thyera të furnizimit me ujë dhe mungesa e klorit të mjaftueshëm për të siguruar ujë të pastër.