Numri i njerëzve të shpërngulur brenda vendeve të tyre, si pasojë e luftës ose konඇiktit, është rritur në 40.8 milionë vitin e kaluar. “Kjo është shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë dhe dyඓshi i numrit të refugjatëve në 5/11/2016 AlsatM | Mbi 40 milionë njerëz të zhvendosur në vitin 2015 http://alsatm.tv/News/252175/mbi40milionenjereztezhvendosurnevitin2015 2/3 Fillimi Nga Vendi Nga Rajoni Emisione Emisione dokumentare Lidhje Rreth nesh Marketing Kontakt Televizioni Kombëtar ALSAT-M Shpërnda publikisht: Lajme të ngjashme gjithë botën”, ka thënë Jan Egeland, udhëheqës i Këshillit Norvegjez për Refugjatë, njëherësh bashkautor i raportit me Qendrën e Monitorimit të Zhvendsjes së Brendshme, me seli në Gjenevë. Sipas raportit, rreth 8.6 milionë refugjatë të zhvendosur brendapërbrenda janë regjistruar në vitin 2015, përfshirë 4.8 milionë në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut. “Zhvendosja është intensikuar që nga Pranvera Arabe në vitin 2010 dhe nga rritja e (grupit militant) Shteti Islamik”, thuhet në raport. Jashtë Lindjes së Mesme, vendet me numrin më të lartë të të zhvendosurve janë Afganistani, Republika e Afrikës Qendrore, Kolumbia, Republika Demokratike e Kongos, Nigeria, Sudani Jugor dhe Ukraina. Në raport po ashtu thuhet se 19.2 milionë njerëz janë zhvendosur brendapërbrenda vitin e kaluar, si pasojë e katastrofave natyrore.