Është pothuajse e paimagjinueshme që kryeqyteti gjerman, Berlini të jetë vendi ku do të mbahen një nga garat më të mëdha kuranore në Evropë.
Sipas kryetarit të Fakultetit Evropian të Shkencave Humane, Dr. Halid Hanefi, dyzet vjet më parë në Gjermani ishte vetëm një musliman që e dinte Kuranin përmendësh, ndërsa ditë më parë në kryeqytetin e këtij vendi kanë përfunduar garat në leximin e Kur’anin përmendësh, ku morën pjesë 520 hafiz nga 25 vende të ndryshme.
Në Konkurs morën pjesë lexues të Kur’anit, nën 35 vjeç, nga të gjitha republikat e Gjermanisë, nga Norvegjia dhe Franca. Rreth një e katërta e pjesëmarrësve në këto gara ishin jo arab, 12 prej tyre ishin gjermanë. Pjesëmarrëse në këtë konkurs ishin edhe 38 femra të cilat gjysmën e Kur’anit e dinë përmendësh. Vendin e parë e zuri refugjati sirian i cili jeton në qytetin gjerman të Hamburgut.
Kryetari i Shoqatës Islamike, organizatë që bashkon shumicën e xhamive në Berlin, Murad Gul, shprehu kënaqësinë e tij dhe optimizmin se procesi i bashkimit të muslimanëve në Gjermani do të shkon edhe më tej.
Dr. Halid Hanefi theksoi rëndësinë dhe rolin e konkursit vjetor në leximin e Kur’anit përmendësh, në ruajtjen e gjuhës së kuranit (arabe), kulturës dhe identitetit islam, duke theksuar se lidhja e përhershme e muslimanëve me Kur’anin është parandalimi më i mirë i të gjitha formave të ekstremizmit.
Si anëtar i jurisë, në konkurs mori pjesë edhe lexuesi i mirënjohur i Kur’anit egjiptiani Ahmed Isa el-Ma’saravi, i cili u bëri thirrje muslimanëve në Gjermani që ta ngjallin frymën e Kuranit në marrëdhëniet e tyre me shoqërinë dhe njerëzit në mesin e të cilëve ata jetojnë dhe punojnë. /Islamgjakova/
You Might also Like
Siri, dhjetra viktima në 48 orë
Tjetër ditë të përgjakëshme në Siri. Mbi 70 persona, ushtarë dhe civilë kanë humbur jetën…
By
3 Min Read
Sali Berisha: Ja çfarë i thashë në telefon Erdoganit
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar një telefonatë që ka pasur me ministrin e Jashtëm të…
By
1 Min Read
Kërcënon Isa
Vetëm një ditë pasi që marrëveshja me të cilën parashihej largimi i Atifete Jahjagës nga…
By
1 Min Read
Gega: Salihu ma ofroi revolen ta vras Jusuf Gërvallën
Hysen Gega, ish i burgosur politik, në një intervistë për Kosova Sot ka folur…
By
4 Min Read
A duhet ndaluar shamia apo kostumet?
Një grua ka shkruar një shkrim në gazetë duke dhënë një përgjigje shumë interesante në…
By
1 Min Read
Identifikohet personi që rrëmbeu avionin e kompanisë egjiptiane
Njoftohet se emri i personit që ka rrëmbyer avionin e pasagjerëve të kompanisë ajrore egjiptiane…
By
1 Min Read
