Sevki Kilic, është mbledhës i mbeturinave nga qyteti turk Edirne, i cili për shkak të situatës së rëndë finaciare nuk është shkolluar kur ka qenë i ri. Ai sot në moshën 72 vjeçare ëshë regjistruar në fakultet, shkruan Anadolu Agency (AA).
Kilic gjithmonë ka patur dëshirë që të shkollohet dhe të jetë i dobishëm për komunitetin, por për fat të keq varfëria këtë nuk ia ka lejuar.
Ai sot është në moshën 72 vjeçare dhe jeton nga mbledhja e mbeturinave. Ndonëse ka hyrë në dekadën e tetë të jetës, Kilic sot është bërë student i historisë në Fakultetin e Letërsisë të Universitetit Trakya në Edirne. Dokumentet e Kilic-it për regjistrimin në fakultet i pranoi rektori i Universitetit të Trakya-s prof. dr. Erhan Tabakoglu.
Me këtë rast rektori theksoi se për arsimimin nuk janë me rëndësi vitet, dhe Kilic-it i uroj shumë suksese në fakultet. As Kilic nuk e ka fshehur kënaqësinë e të qenurit student i historisë, prandaj falënderoi rektorin Tabakogluu.