Një tjetër ngjarje e rëndë u shënua mëngjesin e ditës së sotme në Lezhë, ku një person është vrarë me armë zjarri në zonën e Torovicës, në kufirin ndarës me Shkodrën.
Policia bëri të ditur se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një furgoni, i cili transportonte qumësht.
Dyshohet se autorët e vrasjes donin ta grabisnin.
Mësohet se në furgonin tip “Ford”, nga të shtënat me armë ka mbetur i vrarë pasagjeri Ajet Qokthi, ndërsa fatmirësisht drejtuesi i automjetit nuk është lënduar.
Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorëve.
Viktima dhe personi tjetër ishin nga fshatrat e Shkodrës dhe vinin çdo ditë për të mbledhur qumësht në Torovicë.