Mbretëresha Elizabeth: Do të vazhdojmë përpjekjet për paqe në Ukrainë dhe Siri

Qeveria e Britanisë do të vazhdojë të punojë në drejtim të zgjidhjes së konfliktit në Ukrainë dhe të përkrahë përpjekjet ndërkombëtare për paqe në Siri, deklaroi të mërkurën mbretëresha Elizabeth II, raporton Anadolu Agency (AA).

“Qeveria ime do të vazhdojë të punojë për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë. Do të luajë një rol udhëheqës në fushatën kundër DAESH-it dhe të përkrahë përpjekjet ndërkombëtare për të sjellë paqe në Siri”,- tha mbretëresha në një fjalim.

Mbretëresha ka shtuar më tej se prioritetet e politikës së jashtme të Britanisë së Madhe përfshijnë shpenzimin e 2 përqind të të hyrave të shtetit për sektorin e mbrojtjes, ndërkohë që njoftoi se legjislacioni i ri të cilin pritet ta  prezantojë qeveria shkon në drejtim të parandalimit te radikalizmit dhe kërcënimeve nga ekstremizmi.

Sa i përket ekonomisë, ajo tha se “qeveria do të përdorë të gjitha mundësitë për të forcuar ekonominë dhe të mundësojë siguri për qytetarët punëtorë dhe të rrisë mundësitë për ata me nevojë dhe njëkohësisht të forcojë sigurinë kombëtare”.

Gjatë adresimit të mbretëreshës, pranë saj qëndruan kryeministri David Cameron dhe lideri i opozitës, laburisti, Jeremy Corbyn.

Artikulli paraprakE hanë bakteriet të gjallë, i riu humb këmbët, një krah dhe buzët
Artikulli vijuesJemen, 7 të vrarë në luftimet në qytetin Xheuf