Mbreti i Malajzisë: Kur'ani të përdoret si udhëzues në të gjitha çështjet

Mbreti i Malajzisë, Abdul Halim Mu’adzam Shahu kërkoi që Kur’anit dhe Sunnetit (thëniet dhe praktikat e Profetit të Shenjtë, Muhammedit (a.s.) të përdoren si një udhëzues në të gjitha çështjet që i përkasin familjes, shoqërisë, kombit.
 
Mbreti tha se komuniteti musliman duhet të ndjekë mesazhet e Kur’anit që atyre t’u sjellin bashkim  dhe për t’u shmangur nga të gjitha gjërat përçarëse sepse vetëm nëpërmjet unitetit, komuniteti do të mund të jetë i fortë.
 
Ai i bëri këto komente në rastin e hapjen e Kuvendit të 57-të  Ndërkombëtar të Hafizëve të Kur’anit që filloi të marten në mbrëmje në  Kuala Lumpur.
 
Ai tha se përçarja vetëm se do të bëjë komuniteti musliman më të dobët, më të prapambetur, dhe në një gjendje kaosi, anarkie apo jostabiliteti, e cila mund të rezultojë në krime, vrasjeve, masakrime.
 
Mbreti i Malajzisë, Abdul Halim Mu’adzam Shahu, gjithashtu, vuri në dukje se një nga gjërat që kërcënon unitetin në mesin e njerëzve tani janë  dallimet në ideologji në mes të muslimanëve dhe keqpërdorimin e mediave sociale të tilla siç janë shpërndarja e lajmeve të rreme, duke provokuar, përgojuar dhe duke shpifë  të tjerët.    
 
Sipas mendimit tim, përparësia  teknologjike e informacionit paraprakisht duhet të vihet në përdorim për të mirën e shoqërisë, për përfitim të shoqërisë. Për këtë arsye, çdo nivel i shoqërisë duhet të jetë i mençur në paraqitjen e gjitha informacioneve të shpërndara.
 
Unë, gjithashtu, ftoi të gjitha shtresat e shoqërisë që të jenë mirënjohës, falënderues për paqen që gëzojnë dhe të mbrojnë unitetin në mesin e tyre, tha mbreti.
 
Në veprimtarinë pesë-ditore fetare-kulturore do të marrin pjesë 38 këndues të Kur’anit dhe 30 pjesëmarrës do të garojnë për hafizë  të Kur’anit  nga 56 shtete, duke përfshirë për herë të parë Hong Kongun dhe Italinë.
Artikulli paraprakMuslimanët e Kanadasë pastrojnë Parkun Halifax Park
Artikulli vijuesNJË DITË AGJËRIM – Përshtypje nga një ndërkombëtare jomuslimane që provoi agjërimin