Nga mesnata nuk do të pranohen më refugjatë në Qendrën Pranuese në Gjevgjeli.
Ky vendim është si rezultat i vendimin të Sllovenisë, Serbisë dhe Kroacisë që të mos pranojmë më refugjat pa viza vlefshme dhe pasaporta bë bazë të ndryshimeve të reja për Zonën Shengen, që praktikisht e mbyll Rutën Ballkanike, njofton Portalb.
Në kampin në Tabanovc për momentin qëndrojnë përafërsisht 1050 refugjatë dhe bashkë me to nga mesi i zonës numri i përgjithshëm arrin 1500. Nga UNHCR thonë që nuk është problem ushqimi dhe batanijet, por kushtet që janë shumë të rënda, refugjatët gjenden në ambient të hapur, në të ftohtë dhe shi.
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, disa herë ka deklaruar se Maqedonia të gjitha masat rreth çështjes së refugjatëve do t’i ndërmerr në pajtueshmëri me vendimet e BE-së. /Portalb