15 persona deklarohen të humbur si pasojë e mbytjes së një anijeje në detin jugor të Kinës, që transportonte klandestinë dhe tentonte të hynte në Kinë në mënyrë ilegale.
Sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve Shinhua në territorin e ujërave të rajonit të veçantë administrativ Makao që gjendet në jug të Kinës është mbytur një anije e cila transportonte 19 persona. Nga personat që gjendeshin në bord mësohet se 4 janë shpëtuar, ndërsa 15 të tjerë deklarohen të zhdukur.
Në anije përveç kapitenit dhe 2 persona të ekuipazhit ndodheshin 16 klandestinë. Për personat e humbur kanë nisur operacionet e kërkim-shpëtimit./alsat-m