Diplomatët e huaj druajnë se mund të jenë përgjuar?

0
181
Ambasadori italian në vend Ernesto Masimo Bellelli duke iu referuar deklaratave të liderit të LSDM-së Zoran Zaev në intervistën për Radio Evropa e Lirë, e cila do të publikohet të dielën, tha se ambasadorët e huaj në Maqedoni kanë qenë viktimë të përgjimit
Bëhet fjalë për disa ambasadorë të akredituar në vend dhe një pjesë e diplomatëve të cilët janë larguar nga Maqedonia. Bellelli tha se ka biseduar me kolegët e tij nga kori diplomatik i BE-së për mundësinë e tillë dhe se për këtë janë shumë të shqetësuar, edhe pse për momentin nuk kanë dëshmi për një gjë të tillë.