Me Sirinë sikur me Kosovën

Bill Clinton ka kritikuar Baracka Obamën për qasje të matur ndaj krizës siriane duke përkujtuar se dikur ai kishte marrë vendimin që Amerika të intervenojë në Bosnjë e në Kosovë

Clinton në një takim të mbyllur për medie, por që sajti Politiko e mori fjalimin e tij, ka thënë se zgjedhësit amerikanë e votojnë kryetarin “që fiton”.
“Obama ose cilido kryetar tjetër, do të bëhej krejtësisht budalla nëse i kushton shumë vëmendje hulumtimit të opinionit publik dhe për këtë arsye të reagojë me maturi”, ka thënë ish- kryetari duke u përgjigjur rreth anketeve sipas të cilave amerikanët nuk dëshirojnë që vendi i tyre të përfshihet në konfliktin në Siri.
Në këtë konflikt deri më tash janë vrarë mbi 100 mijë veta./bs/kohaislame

Artikulli paraprakSkandali seksual dridh ushtrinë australiane
Artikulli vijuesMasakra fëmijësh në Siri