Mediet austriake alarmojnë për tensione në Maqedoni me rastin e ndërtimit të Kryqit

Nuk ka kaluar pa u vërejtur protesta e djeshme e shqiptarëve kundër ndërtimit të kryqit gjigant në komunën e përzier me shqiptarë dhe maqedonas etnikë: Butel. Mes tyre shkrimi që ka bërë bujë është i medias austriake oe24.at, e cila shkruan:
“Muslimanët shqiptarë shkatërrojnë themelet e Kryqit të krishterë.”

Më pas shkruan se themelet e vendosura javën e kaluar, janë për një kryq gjigant 55 metra të lartë dhe vjen si “kundërpërgjigje ndaj ndërtimit në komunën fqinje të një shqiponje të madhe dy krenare.”

Në fund media austriake thekson se “ndërtimi i simbolit të shqiptarëve dhe kryqit të sllavo maqedonasve vetëm se do rrisë tensionet mes të dyja komuniteteve, duke arritur në një pikë kritike.”

Shqiptarët në Maqedoni janë rreth një e treta e popullsisë së vendit.

 

Artikulli paraprakAleksandar Biçikliski ofendon shqiptarët i quan talebanë (Foto)
Artikulli vijuesKërcënohet ish gjenerali maqedonas Angellov: Ende ka bijë maqedonas të cilët do të luftojnë