Dëshiroj ta ndryshoj botën!

Transmetohet se një i ri rreth të njëzetave vendosi me bindje që ta ndërroj dynjallëkun dhe gjeneratën njerëzve të asaj kohe. Plotë energji dhe vrull nisi drejtë plotësimit të qëllimit të vet. Megjithatë, pas aktivitetit të palodhshëm dhjetëvjeçar si thirrës në rrugë të drejtë vërejti që bota nuk ka ndryshuar aspak.

Pastaj vendosi që ta ndryshoj shtetin në të cilin jetonte. Mirëpo pas dhjetë vite pune, asgjë nuk ndryshoj në shtetin e tij. Mandej filloi të mendoj rreth shkaqeve të mossuksesit të tij dhe i parashtroj vetes detyrë tjetër.

Tani vendosi që të kënaqet vetëm me ndryshimin e qytetit ku jeton. Megjithatë, rezultati sërish ishte i njëjtë. Edhe krahas veprimit të palodhshëm dhjetëvjeçar, qyteti i tij mbeti i pandryshuar.

Ky djalosh edhe krahas mungesës së rezultateve, nuk lejoi që ta humb vullnetin për punë dhe të vazhdoi mëtutje, por tani vendos ta ndryshoj lagjen në të cilën jeton. Pas dhjetë viteve vërejti që edhe lagjja e tij nuk ndryshoj dukshëm, prandaj vendosi të përqendrohet vetëm në udhëzimin dhe edukimin e familjes së tij. Por pas dhjetë viteve, familja mbeti atje ku ishte para dhjetë viteve.

Tani djaloshi më ishte plakur, ishte afër 70 vjeçar. Në vitet e fundit të jetës së tij ndërsa pret vizitën e melekut të vdekjes vjen deri në zgjidhjen e enigmës së tij jetësore. Kuptoi se çdo ndryshim fillon brenda vetes. Ai duhej fillimisht ta ndryshoj veten dhe edukoj shpirtin e tij. Me ndryshimin e vetes njeriu është në gjendje ta ndryshoj familjen, mandej lagjen, qytetin, shtetin dhe një ditë ndoshta edhe botën në të cilën u gjend në rrugëtimin e tij drejtë Ahiretit.

Le të mundohemi ti shfrytëzojmë këto ditë të shenjta të Ramazanit në ibadet dhe nënshtrim Krijuesit tonë. Le ta edukojmë shpirtin tonë, ta pastrojmë zemrën nga mëkatet dhe ta përmirësojmë sjelljen tonë para Krijuesit dhe njerëzve me të cilët për çdo ditë takohemi. Të bëhemi llamba ndriçuese në këto kohë të rënda dhe të zymta në të cilën jetojnë njerëzit dhe kërkojnë dikë që t’ua tregoj rrugën e drejtë, Rrugë e cila shpie në lumturinë e të dy botëve.

Përshtati: Lutfi Muaremi

(Islampress)

Artikulli paraprakMalajzia emëron gratë e para në Gjykatën e lartë sheriatike
Artikulli vijuesUshqimet që duhet konsumuar, që ushtrimet të funksionojnë më mirë