Mediat sociale, e veçanërisht ato më të përdorurat si “Facebook-u” apo “Twitter-i” na bëjnë joproduktivë, madje nëse ju jeni të pamatur dhe fyeni, kjo gjë mund të ndërlikojë edhe lidhjen tuaj.
Këta fakte dihen pothuaj nga të gjithë përdoruesit e këtyre rrjeteve sociale, por ajo që na shfaqet e re është se të harxhuarit shumë kohë në Facebook apo Twitter na bën budallenj. Ky është përfundimi i studimit më të fundit të publikuar në “Journal of the Royal Society Interface”.
Sipas këtij studimi nuk ndikon vetëm fakti që kohën, të cilën mund ta shpenzoni duke lexuar një libër apo duke mësuar diçka të re, në këtë mënyrë rrisni edhe inteligjencën tuaj, ju e shpenzoni duke luajtur në “Farmville” apo “Candy Crash” në Facebook, por problemi më i madh qëndron tek tendenca e njerëzve për të kopjuar të tjerët, raporton “Time”.
Ajo që studiuesit vunë re nga raporti i fundit, ishte që shumica e njerëzve të testuar mbi inteligjencën, të cilët ishin përdorues të Facebook-ut dhe Twitter-it jepnin përgjigje të sakta mbi pyetjet e bëra, por kjo jo sepse ata ishin vërtetë inteligjentë, por sepse kopjonin njëri-tjetrin. Kopjimi çon në moszhvillim të trurit dhe në mosvënie në përdorim të këtij të fundit, çka automatikisht çon në “budallallepsje” të njerëzve.
You Might also Like
Anemia – shenjë dhe shkas i shumë sëmundjeve
Plogështia, marramendja, puna e përshpejtuar e zemrës, janë shenjat e para me të cilat manifestohet…
By
1 Min Read
VITAMINA A
PSE NA NEVOITET VITAMINA A? Vitamina A është vitamina e pare e zbuluar dhe për…
By
4 Min Read
Si të mësoheni që të hani më pak
Nëse jeni në kërkim të një mënyre për të përmirësuar oreksin pa u dashur t'i…
By
1 Min Read
Të fjeturit në krahun e djathtë
Ekspertët e gjumit pohojnë se të fjeturit në krahun e djathtë konsiderohet i dobishëm për…
By
1 Min Read
Barnat pa udhëzime në gjuhën shqipe
Për të mësuar përdorimin, dozimin apo edhe efektet anësore të një ilaçi, në disa raste…
By
3 Min Read
Disa bimë që shërojnë pagjumësinë
Para se te pini tableta per gjumë, provoni perzierjet e bimeve sheruese qe do t’ju…
By
2 Min Read
