Medvedev rithekson mbështetjen e Moskës për Assadin

Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, thotë se Moska nuk do ta ndalë aksionin ushtarak në Siri, derisa qeveria e presidentit, Bashar al-Assad, të jetë në gjendje të arrijë paqe të favorshme.

Medvedev i ka bërë komentet në një intervistë ekskluzive dhënë revistës Time, që është publikuar më 15 shkurt.

Ai ka shtuar se kryengritësit kundër qeverisë, të gjithë janë “banditë dhe terroristë”.

Kryeministri rus ka thënë se paqja do të vij në Siri, vetëm atëherë kur Assad ulet dhe negocioj me forcat rebele “të cilët janë të aftë për të arritur marrëveshje”, por ka shtuar se “rrethi i njerëzve ende duhet të caktohet”.

Procesi i paqes në Siri, sipas tij, do të ishte i çuditshëm, në rast se nuk përcaktohet e ardhmja e Assadit.

Ai shtoi se Rusia nuk do të kërkojë nga vendet perëndimore që t’i heqin sanksionet e vëna ndaj Moskës pas aneksimit të gadishullit Krimeja dhe pas mbështetjes ushtarake dhe politike ruse ndaj separatistëve në lindje të Ukrainës.

Artikulli paraprakSipas opozitës, si “Zajednica” do të shkojë edhe Qeveria
Artikulli vijuesBiznesmeni, 50 mijë euro për vrasjen e një pronari tokash