Mekë, mijëra haxhinj falin namazin në oborrin e Qabesë

Qindra mijëra haxhinj, të cilët kanë mbërritur në Arabinë Saudite për të kryer një nga obligimet më të rëndësishëm vjetor musliman, po kryejnë lutjet e përditshme në oborrin e Qabesë, raporton Anadolu Agency (AA).

Fotoreporteri i AA-së ka regjistruar imazhe të qindra mijëra haxhinjve gjatë lutjeve të përditshme në oborrin e Qabesë, konkretisht në Mesxhidul-haram, e cila paraqet qendrën e botës muslimane drejt të cilit kthehen të gjithë muslimanët e botës gjatë namazit.

Gjatë ritualit të Haxhit, i cili është një nga pesë shtyllat e Islamit në Arabinë Saudite, po qëndrojnë rreth dy milionë besimtarë nga e gjithë bota.

Fotoreporteri i AA-së, gjithashtu ka regjistruar edhe punimet rreth ndërrimit të mbulesës së Qabesë, e cila do të ndërrohet në Ditën e Arafatit, pikërisht një ditë para Kuban-Bajramit.

“Mbulesa e Qabesë” është e gjatë 47 metra, dhe me madhësi prej 657 metra katrorë. Në mbulesën e re gjatë vitit angazhohen rreth 250 njerëz, dhe për prodhimin e saj përdoren 120 kilogram ari dhe argjendi, si dhe 670 kilogram mëndafsh i pastër.

 

Artikulli paraprakObama emëron të parin musliman si gjykatës federal
Artikulli vijuesFiku, pema e xhenetit e përmendur në Kuran