Fiku, pema e xhenetit e përmendur në Kuran

Në ajetete e parë të sures Et-Tinë, Allahu i Madhërishëm betohet në fikun dhe ullirin: “Pasha fikun dhe ullirin”, (Tin, 1-2).

Duhet t’u kushtojmë vëmendje për ato që Allahu betohet në Kuran, sepse ka dobi dhe mesazhe të mëdha për njerëzit.

Ndërsa Muhamedi a.s. ka thënë: “Nëse do të dëshiroja një fryt të xhenetit, ky me siguri do të ishte fiku”.

Në vazhdim do të tregojmë disa të dhëna dhe dobi shëndetësore të këtij fruti.

………………………………….

Ka disa lloje të fiqve, kurse lloji më i mirë është fiku i bardhë, i cili duhet të piqet dhe të qërohet para se të hahet. Fiku (arab. Tin; lat. Ficus carica) është një frutë e këndshme, e cila në vete përmban ngrohtësi dhe është shumë ushqyes. Pema e fikut është nga familja e trumzës. Gadishulli Arabik, veçanërisht pjesa jugore e tij, është i pasur me fiq, për shkak të tokës pjellore. Përdoret i freskët, i tharë dhe i përpunuar në produkte të ndryshme. Përmban shumë karbohidrate, mbi 73%, albumina 2% dhe 3,1% yndyra. Fiqtë e njomë kanë mjaft vitaminë C, provitaminë A, vitaminë B1, hekur, kalcium, fosfor, klor, magnezium dhe bakër. Në 100 gr. fiq gjenden 270 kalori.

Ngrënia e fiqve shëron zërin e ngjizur, u bën mirë mushkërive dhe fytit, ripërtërin mëlçinë dhe shpretkën, pastron këlbazën si sekrecion të trupit në lukth. Fiqtë janë të mirë për nerva, e hapin traktin tretës dhe më së miri është kur hahen me arra dhe bajame. Lehtë kalon nëpër zorrë, prandaj përdoret si laksativ, diuretik, hap bllokimet dhe shuan etjen që shkaktohet nga mukusi (jarga) i njelmët. Gjithashtu shëron problemet me kollë kronike. Ngrënia e fiqve të freskët e pengon zhvillimin e urinës toksine, ndihmon në nxjerrjen jashtë të shtresimeve (sedimenteve) të urinës dhe zbërthen sedimentet me rërë që mund të bëhen gur të veshkave.

Megjithatë, ngrënia e tepërt e fiqve nxit krijimin e morrave. Nga ana tjetër është i pasur me sheqerna, që prodhojnë energji të madhe në trup. Për atë shkak këshillohet të mos përdoret prej atyre që vuajnë nga sëmundja e sheqerit. Rekomandohet të përdoret nga personat e dobësuar, anemikët dhe nga ata që ndiejnë shumë ftohtë ngase i jep organizmit forcë dhe nxehtësi. Fiku parandalon rënien e flokëve, mënjanon erën e rëndë të gojës. Qumështi i fikut ka gjetur përdorime praktike për heqjen e kallove. Gjethet e njoma të fikut kanë veti terapeutike shumë të mira kundër sëmundjes së astmës. Merren 1-2 gjethe të freskëta dhe zihen në 200 ml. ujë, gjersa të mbetet gjysma e sasisë së ujit. Lëngu i fituar pihet në mbrëmje para gjumit ose në mëngjes në lukth të zbrazët.

Suzana Hasani

Artikulli paraprakMekë, mijëra haxhinj falin namazin në oborrin e Qabesë
Artikulli vijuesAi moment, kur pas shpine lihet çdo gjë, për t’u fituar çdo gjë…