Përderisa ajo priste ajo e bleu një libër dhe një pako me biskota që ta kaloj më shpejt kohën. Ajo shikoi që të ulej diku dhe filloi të priste.
Ajo u thellua shumë në leximin e librit të saj dhe papritmas takoi një njeri i cili ishte ulur afër saj dhe i cili e lëvizte dorën e tij pa asnjë mëndyshje, duke xjerrur nga pakoja biskuitet të cilat ishin mu në mes të dyve. Ai filloi ti shijonte një nga një.
Për të mos filluar të bëjë ndonjë rëmujë ajo vendosi që ta injorojë veprimin e tij. Gruaja, u ndje e shqetësuar, hante biskota dhe shikonte orën, përderisa i riu i paturpshëm dhe hajdut i biskotave gjithashtu i ngrënte ato. Gruaja filloi vërtetë të zemërohet në këtë moment dhe mendoi ” Po të mos isha aq e mirë dhe një person i edukuar, këtij njeriu deri tani do tia bëjë syrin zi për veprimin e tij.”
Secilën herë që ajo hante një biskotë, ai e kishte një gjithashtu. Dialogu ndërmjet syve të tyre vazhdoi derisa mbeti vetëm një biskotë, ajo pyeste veten se çka do të bënte ai tani. Me butësi dhe me një buzëqeshje të nervozuar, njeriu e rrëmbeu biskotën e fundit dhe e ndau në dysh. Ai i ofrojë një pjesë asaj dhe tjetrën pjesë e mori për vete.
Me shpejtësi e mori biskotën dhe mendoi, ” Sa njeri i pafytyrë! Sa i pa edukuar!” Ajo kurr nuk ka takuar dikë kaq të ri dhe papritmas ndëgjoi lajmërimin për fluturimin e saj. Ajo rrëmbeu cantat e saj dhe shkoi drejtë portës hyrëse duke refuzuar që të shikoj prapa në vendin ku qëndronte njeriu hajdut dhe i paturpshëm.
Pasi aeroplani u nis dhe ajo u akomodua në ulësen e saj, ajo shikoi për librin e saj që ishte afër së përfunduari nga të lexuarit. Përderisa shikoi në çantën e saj, ajo u befasuar totalisht duke parë se pakoja e biskotës së saj ishte aty dhe e paprekur. ” Nëse biskotat e mia janë këtu”, mendoi në ndjesi tmerruese, “ato tjera ishin të atij dhe ai u mundua që ti ndaj ato me mua.” Shumë vonë tani për t’i kërkuar falje njeriut, ajo u ndje shumë e dëshpëruar dhe ndjeu keqardhje, dhe se ajo ishte e paturp, e pa edukuar dhe hajdute, dhe jo ai.
“Sa herë në jetët tona, kemi kuptuar me siguri se diçka po ndoh ashtu se si ne mendojmë se është e sigurt, dhe vetëm për të zbuluar më vonë se nuk ishte e vërtetë? Sa herë mungesa e besimit tonë na bën që ti gjykojmë njerëzit padrejtësisht me kryelartësi nga idetë tona, zakonisht shumë largë nga realiteti.”
Transmetohet nga Abdullah Ibn Abasi r.a. (radi Allahu anhu) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) tha:
Mos u bëni ziliqar ndaj njëri tjetrit, mos i ngritni çmimet artificialisht kundrejt njëri tjetrit, mos e urreni njëri tjetrin, mos iu shmangni njëri tjetrit; dhe mos luftoni njëri tjetrin me çmime të ulëta në transaksionet e biznesit; dhe bëhuni sikur vëllezër mes veti dhe shërbëtor të Allahut. Muslimani është vëlla i Muslimanit. Ai as nuk e shtyp atë e as nuk e turpëron dhe as që shikon poshtë ndaj tij. Devocioni është këtu- duke vendosur gishtin e tij tri herë drejt krahërorit të tij. Është mëkat për Muslimanin që ta mbajë vëllaun e tij në mospërfillje. Të gjitha veprime të një muslimani janë të padhunshme për Muslimanin tjetër: gjaku i tij, pasuria e tij dhe nderi i tij.