Mercedes planifikon rivalin e Audi A4 dhe A6 Allroad

Disa burime nga Mercedes thonë se kjo kompani gjermane është duke shqyrtuar mundësinë që të lansojë në treg rivalin e modeleve të Audisë, A4 dhe A6 Allroad.
 
Kreu i Mercedesit në Indi, Mattias Luhrs, për media ka thënë se në kompani janë duke shqyrtuar çdo mundësi të mundshme në treg, duke përfshirë fokusimin në versionet karavan Off-Road (më të lartë, me elemente tjera të sigurisë, rrotat më të mëdha), transmeton Koha.net. Për momentin, megjithatë, asgjë nuk është vendosur përfundimisht, por kandidatët potencialë janë Mercedes C dhe E-Class.
 
Luhrs, në anën tjetër, hodhi poshtë mundësinë se Mercedesi do të ofrojë në treg versionin sedan Off-Road, siç është Volvo S60 Cross Country, pasi që kompania nuk është duke shqyrtuar fare këtë mundësi.
Artikulli paraprakSerbi, babai mbyt djalin 1 vjeçar
Artikulli vijuesTension në qiell, Putin hedh në ‘luftë’ MiG-ët e rinj