8 arsyet pse duhet të mbyllet llogaria e juaj Facebook

Edhe pse sot nëse nuk keni një llogari në Facebook, shiheni nga shumica e njerëzve si njeri me probleme, dëmet dhe pasojat negative që sjell Facebook i bën këta njerëz më pak të dëmtuar.

Kërkimet e shkenctarëve kanë paraqitur 8 arsye të mjaftueshme për të mbyllë llogarinë tuaj në Facebook.

1.Krijon varësi të pavetëdijshme – Varësia ndaj Facebook nuk i ngjan varësive të tjera pasi ju nuk e kuptoni që jeni i varur prej saj.

2.Humbet-respekti ndaj vetvetes – Kërkimet e shkenctarëve tregojnë se shumica e përdoruesve të Facebook humbin respektin dhe besimin në vetvete sa herë që shikojnë fotografitë e shokëve të vet.

3.69 % e punëkërkuesve nuk fitojnë dot punën e re për shkak të përmbajtjes së profilit të tyre në Facebook. Por edhe mbyllja nuk është zgjidhje pasi disa nga punëdhënësit, mos hapjen e llogarie në Facebook e shohin si problematike.

4.Aplikimet për shkollë – Gjatë kryerjes së aplikimeve përditësimet në Facebook ju shpërqëndrojnë pasi një pjesë e trurit vazhdimisht merret me atë se çfarë do të shfaqet pas pak.

5.Dhimbja e ndarjes Nëse keni përjetuar një ndarje të dhimbshme, është më mirë të mbyllni Facebook-un pasi do të filloni të mërzisni të tjerët me postimet tuaja.

6.Xhelozia – Shumica e kërkimeve tregojnë se Facebook i bën njerëzit xheloz dhe jo të lumtur. Postimet e vazhdueshme të momenteve më të mira i bën të tjerët të xhelozojnë, të merren me thashetheme dhe të mos jenë të lumtur.

7.Është armik i provimeve – Në kohën e provimeve, në vend që të përqëndrohesh në mësime, të kontrollosh çdo 5 minuta çfarë kanë postuar të tjerët nuk të ndihmon aspak.

8. Ruajtja e privacisë – Shpërndarja e fotove dhe të dhënave tuaja në internet si dhe përdorimi i mundshëm i këtyre fotografive nga të tjerë është një arsye e mjaftueshme për t’i thënë “Lamtumirë” Facebookut./zeri/kohaislame

Artikulli paraprakBrukseli kërkon ndalimin e "Agimit të Artë"
Artikulli vijuesDaçiq i shpëton aksidentit, skuteri flutroi mbi veturën e tij