Kancelarja gjermane, Angela Merkel është shprehur se pamjet e fëmijës sirian Aylan Kurdi në brigjet e Bodrumit e kanë tronditur dhe mazitur shumë, atë raporton Anadolu Agency.
Merkel në një deklaratë në gazetën Rheinische Post ka pohuar se “ashtu siç më kanë tronditur dhe mërzitur ato fotografi po ashtu shumë më kanë zemëruar ato persona të cilët nisen me gomone pa jelekë shpëtimi në mes të detit, ato njerëz të pashpresë”.
Ajo ka vënë në dukje se për shkak të krizës së refugjatëve Europa po përballet me një nga problematikat më të mëdha të 10 viteve të fundit.
“Në njërën anë duhet të bëjmë gjithçka për të parandaluar vdekjen e njerëzve që duan të mbërrijnë Europë nëpërmjet detit, ndërsa në anën tjetër duhet të sigurojmë përshtatjen e një numri të madh të tyre që janë strehuar në rast se ato do të jenë të përhershëm. Këtu dua të rikujtoj ‘Dinjiteti dhe nderi i njeriut është i pacenueshëm’, që është neni i parë i kushtetutës”, ka thënë ajo.
Pyetjes për kapacitetin se sa refugjatë mund të përballojë Gjermania çdo vit Merkel i është përgjigjur se “në lidhje me këtë çështje nuk mund të jepet një përgjigje e thjeshtë. Kushtetuta jonë nuk njeh ndonjë kufi për azilantët dhe ato që janë në ndjekje. Kjo është e vlefshme edhe për ato që largohen dhe vijnë tek ne për shkak të luftës”.
Ndërsa në lidhje me refugjatët që vijnë nga vendet e Ballkanit në Gjermani për një mirëqenie më të mirë kancelarja Merkel tha se për këto janë përshpejtuar proceset e azilit dhe se ato që nuk kanë një arsye të duhur për azil duhet të dërgohen me shpejtësi në vendet e tyre.
Kancelarja gjermane gjithashtu i ka konsideruara të drejta edhe kritikat ndaj ministrit të Drejtësisë së Gjermanisë, Heiko Maas për mos reagim të menjëhershëm ndaj faqeve të rrjeteve sociale të cilat kanë publikime për nxitje dhe urrejtje të popullit.
Merkel në lidhje nëse do të ketë ndërhyrje të politikës ndaj publikimeve në Facebook apo jo ajo ka pohuar se: “Nëse personat në faqet sociale nën emrin e tyre gjenden me shprehje për nxitje dhe të urrejtjes popullore atëherë jo vetëm qeveria por edhe vetë Facebook-u duhet të marrë masa. Për këtë rregullat e duhura janë të pranishme edhe në Facebook, mjafton që kjo të vihet në zbatim”.