Pacolli zëvendëson Haradinajn në SHBA

Ndryshe nga Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, drejtë Amerikës do të udhëtoj Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli.

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, njëherë shefi i diplomacisë, Behgjet Pacolli, do të jetë mysafir i pritjes së organizuar nga Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjenerali Thimothy Orr.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Pacolli përmes një statusi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.

Vizita e tij në SHBA vjen pas asaj në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Postimi i plotë:

Pas përfundimit të vizitës së suksesshme në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku takova autoritetet e larta të këtij vendi mik dhe mbështetës të madh të Kosovës, gjendem në Londër, ku po pres të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në shtetin Iowa, do të jem mysafirë i pritjes së organizuar nga Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjenerali Thimothy Orr, i cili ka qenë forca shtytëse e arritjes së Marrëveshjes së Partneritetit për shtetet-simotra në mes dy vendeve tona.

Do t’i falënderoj, në veçanti për mbështetjen e fuqishme, që Garda Kombëtare e këtij shteti i ka dhënë dhe po i jep Forcës së Sigurisë së Kosovës. Për mbështetjen dhe bashkëpunimin, që tashmë është shtrirë në shumë fusha, duke përfshirë edhe binjakëzimin e shumë Komunave të Kosovës dhe Iowa-s. Për mundësitë dhe potencialet në bujqësi e arsim dhe shumë fusha të tjera.

Artikulli paraprakLargohen njerëzit e Llallës, hiqen drejtuesit në 4 prokurori
Artikulli vijuesJa pse minierat e Trepçës mbetën të pa funksionalizuara tash e 18 vite