Koordinatori i Komisionit kundër ndërtimit të kryqit dhe nënkryetari i BDI, Izet Mexhiti ju drejtua masës e cila po qëndronte prej mbreme ne tendat në vendin ku duhej të ndërtohej kryqi , duke iu thënë të shpërndahen, pasi është arritur marrëveshja për mos ndërtimin e kryqit.
Mexhiti i ka falenderuar të gjithë qytetaret që iu përgjigjen thirrjes se B DI-se per protestat paqesore. Ai gjithashtu ka thënë se informata më të hollësishme për detajet e marrëveshjes do të jepen nesër.
“Ju falendorojmë që iu përgjigjët thirrjes sonë, u ballafaquam me situata të vështira, Ishim bashkë deri në këtë momente të vështira, por ky mund i joni nuk ishte i kotë, qëllimi u arrit. Megjithatë për detajet e marrëveshjes do ju njoftojmë nëpërmjet mediave nesër, se si do të zhvillohen, sonte unë me kaq ju falënderoj, tani është mirë të shkoni dhe të pushoni rahat. Ndërsa ne që jemi më afër, buzeli, Çairi, do të qëndrojmë ta demontojmë këtë, që ta lëmë këtë hapësirë, ashtu siç e kemi gjetur”, – deklaroi Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së.