Mianmar: Muslimanët vazhdojnë të vriten pandërprerë

Së paku një person ka vdekur dhe 10 persona janë plagosur në Mianmar, pasi bandat budiste vunë zjarrin qindra shtëpive dhe disa xhamive.

Dhuna kundër myslimanëve ka filluar pasivisht nga marsi, ndërsa mediat raportojnë për rreth 50 viktima.
Banorët thanë se më shumë si 400 budistë të armatosur me tulla dhe shkopinj shkatërruan zonën me shumicë myslimane.
Turmat shkatërruese kishin në shënjestër dyqanet myslimane dhe xhamitë, njoftojnë dëshmitarët.
Në rajonin Okkan, u plaçkitën xhamitë, ndërsa më shumë se 100 shtëpi myslimane në tri fshatrat e afërta u dogjën.
Policia lokale tha se qindra njerëz kanë marrë pjesë në sulme.
Ndalimi i përhapjes së dhunës sektare e ka provuar një sfidë madhore për qeverinë e Mianmarit që kur ajo shpërtheu në pjesën perëndimore të shtetit Rakhine vitin e kaluar.
Grupet e të drejtave të njeriut kohët e fundit kanë akuzuar administratën e presidentit për dështimin për të goditur kriminelët budist.
Javën e kaluar, Human Rights Watch lëshoi një raport të plotë dhe të detajuar rreth dhunës në shtetin Rakhine.
Raporti i akuzoi autoritetet, duke përfshirë murgjit budistë, politikanët vendor dhe zyrtarët e qeverisë se kanë nxitur fushatë të organizuar të spastrimit etnik kundër një pakice myslimane.
Myslimanët përbëjnë rreth katër për qind të 60 milionë banorëve në Mianmar./mszh/kohaislame

Artikulli paraprakShpërthim në derë të shtëpisë së kryeredaktorit të RTK-së
Artikulli vijuesProtesta në Gjermani kundër deportimit të azilkërkuesve nga Kosova