Microsoft Office, një zgjidhje e mirë për tabletët e Windows-it?

Një nga gurthemelet e tabletëve me Windows 8 do të jetë Microsoft Office, por a do të jetë ky një nga faktorët që do të tërheqë më tepër blerësit e tabletëve?

Çdo tablet Windows 8 Pro me çipin e Intel – si ai që vjen nga Hewlett-Packard – do të jetë në gjendje të përdorë versionin e rregullt të Office, ashtu siç, ky i fundit, funksionon në çdo PC të bazuar në Intel.

Në muajin prill, Microsoft lajmëroi se tabletët që kanë versionin RT të Windows 8 do të shoqërohen me Office.

Ndërkohë, qarkullojnë disa thashetheme që Microsoft, në fillim, do të hedhë në treg një version “preview” të Office 2013 RT (më pas mund edhe të përditësohet) dhe që versionit RT do t’i mungojnë disa veçori. Kjo mund të jetë një strategji tepër frytdhënëse për Microsoft.

Blerja e QuickOffice nga Google ishte një veprim i zgjuar pasi ky i fundit ofron nivele të ndryshme të përshtatshmërisë me MS Office ndërkohë që versioni i vërtetë i Office është shumë afër pajisjeve mobile si tabletët.

Një arritje mjaft e madhe është ta bësh Office të funksionojë plotësisht edhe në iPad, pasi në këtë pajisje funksionon iWork dhe Microsoft Office 365 por që realisht nuk japin zgjidhjen e nevojshme për iPad-in. (PC World Albanian)/kohaislame

Artikulli paraprakLugina kërkon bashkim kombëtar me Kosovën
Artikulli vijuesMirditë, humbin 2 fëmijë, familja: Thanë që do iknin në Kosovë