Samsung-u merr vendin e parë për besnikëri ndaj blerësit

Gjiganti korean po fiton epërsi edhe përtej sferës së dominimit të vet në aksionet tregtare dhe po krijon besueshmëri më të fuqishme ndaj markës në këtë fushë duke e tejkaluar Apple-in me anë të metodave qe përdor ky i fundit.

Për herë të parë, Samsung-u e rrëmbeu vendin e parë në Top listën e Smartphone-ve, duke ia marr Apple-it pozitën që e kishte mbajtur për kohë të gjatë. Besnikëria e Apple-it ndaj markës për kohë të gjatë është promovuar si forcë përkundër pozitës dominuese të Samsung-ut në treg. LG-ja ishte prapa Apple -it në vendin e tretë, ndërsa Nokia dhe Sony u barazuan në vendin e katërt.

Sipas Robert Passikoff-it, presidenti i Brand Keys, kompania që ka bërë anketën, ku ishin të anketuar 39,000 persona, në bazë të cilës është përpiluar lista e tanishme, ka thënë se dallimi midis vendit të parë dhe dytë është shumë i një rëndësisë së madhe.

Dikush mund të ketë menduar se pozita e Appel-it ishte e sigurtë kur është fjala për kompjuterët, llaptop, por kjo mbase nuk është e vërtetë. Tani Samsung-u dhe Cupertio janë në pozitën e njëjtë për spotin numër një. Pjesa tjetër ishte e lidhur ngushtë midis Asus-it, Sony-it dhe Toshiba-s, Acer-in dhe HP, Leonovo dhe Vizio dhe Dell-in në fund të listës.

Mes tjerash, anketa ka mbledhur të dhëna për besnikërinë ndaj blerësit në kategorinë e tabletave ku Kindle Fire i Amazon-it i prinë grupit me një diferencë solide, por Samsung-u përsëri e zbriti Appel-in në vendin e dytë. As iPpad i Apple-it nuk ia doli më mirë në kategorinë e e-lexuesit ku Kindle mban vendin e parë i ndjekur nga Barnes & Noble’s Nook.

Këto trende po i zbulojnë dallimet se sa kërkohet risia prej klientëve kur është fjala për mjetet elektronike në të gjitha kategoritë. |ameble|

Artikulli paraprakWindows Phone në vendin e tretë në SHBA
Artikulli vijuesCIA dhe bashkëpunimi ndërkombëtar në torturimet e paligjshme