Milan e largon Lazion nga vendi i tretë

Milano është në rrugë të mirë për të siguruar këtë edicion vendin e tretë që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Allegrit e ka vazhduar formën e mirë të rezultateve duke mposhtur Lazion me rezultat 3 me 0.

Për Lazion u vështirësuan gjërat që në minutën e 15 të ndeshjes kur Candreva u përjashtua nga ndeshje pas një ndërhyrje ndaj El Sharawyt.

Pazzini shënoj golin e parë në ndeshje në minutën e 40 të ndeshjes. Boaeng katër minuta më vonë shënoj për 2 me 0. Vule fitores se Milani i dha përsëri Pazzini me golin e tij të dytë në ndeshje në minutën e 60 të ndeshjes.

Milani me këtë fitore tani zë pozitën e tretë në tabelë me 48 pikë në tabelë, një më shumë së Lazio që ka 47 në pozitën e katërt./kohaislame

Artikulli paraprakArsenal në duar të arabëve, skuadra më e paguar!!
Artikulli vijuesNdihmat sociale të pamjaftueshme për përmbushjen e nevojave