Tony Blair ka thënë se “shumë miliona” të myslimanëve të mbajnë një këndvështrim që është “krejtësisht i papajtueshëm me botën moderne.”
Duke kundërshtuar argumentet se DAESH është thjeshtë: “Qindra njerëz trushpërlarë të çmendur” ai vazhdoi: “DAESH nuk kërkon dialog por dominim. Nuk mund të frenohet prandaj kërkon luftim”
Ai edhe shtoi se duhet ndërtuar forca nacionale për luftimin e terrorit duke thënë: “Ne duhet të ndërtojmë ushtri për ti luftuar dhe mundur terroristët kudo qofshin ata që provojnë të mbajnë territore. Kjo është sfidë për Perëndimin”.
Këto deklarata i dha në intervistën e Sunday Times, gjashtë muaj pasi patë thënë se për ekzistencën e DAESH mund të mallkohet intervenimi i Perëndimit në botën Arabe gjatë luftës së dytë në Irak.
Kur u pyet se në vitin 2015 se invazioni në Irak ishte si shkak i rritjes së DAESH, ai tha:
“Mendoj se ka elemente të së vërtetës në të… Sigurisht nuk mund të thuash se ata që larguan Sadamin në 2003 nuk kanë asnjë përgjegjësi për situatën në 2015”./KohaIslame