Ministri i Financave tregon se kur do të rriten rrogat

Ministri i Financave, Bedri Hamza, gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ka deklaruar se Ministria që drejton, duke respektuar të gjitha procedurat ligjore, ka përgatitur dhe ka aprovuar në Qeveri Projektligjin për vitin 2018.

Hamza është zotuar se gjatë muajit janar të vitit që po hyjmë në Kosovë do të ketë rritje të pagave.

“Do të ketë rritje të pagave, rritje të ndihmës për kategoritë në nevojë dhe për kategoritë tjera”, është shprehur Hamza, shkruan Express.

Ai ka thënë se do të ketë rritje ekonomike stabile dhe të qëndrueshme, politika tatimore, dhe lehtësira për prodhuesit vendorë.

Tutje Hamza ka thënë se draft-buxheti të cilin ai sot e prezantoi në Kuvend është i harmonizuar me të gjithë akterët ekonomikë në Kosovë por edhe me FMN-në.

“Jemi të bindur që kemi bërë më të mirën për shpërndarjen e drejtë të parasë publike. Gjatë përgatitjes jemi fokusuar në vitin 2018 duke pasur parasysh edhe implikimet për vitet vijuese”, ka thënë Hamza në foltoren e Kuvendit. Ky draft-buxhet nuk do të shihet vetëm për vitin 2018 por edhe për periudhë afatmesme”, ka thënë ai.

Hamza ka folur edhe për shpenzimet buxhetore. “…do të financohen të gjitha politikat me prioritet të Qeverisë. Banka Botërore duket të jetë edhe më optimiste, ku ka projektuar 4,8 për qind. Kjo rritje pritet të mbështetë nga nivel i rritjes së investimeve, konsumit dhe rritja e eksportit”.

 

Artikulli paraprakPacolli:Mustafa më ka premtuar se LDK-ja do ta votojë demarkacionin
Artikulli vijuesJa sa shqiptarë kanë marrë Green Card që nga viti 1999