Ministri i jashtëm gjerman: Filmi i neveritshëm, liria e shprehjes duhet të ketë kufi

Ministri i jashtëm gjerman, Guido Westerëelle, është shprehur se filmi blasfemik ndaj profetit Muhamed (alejhi selam) ishte i neveritshëm dhe një shëmti. Megjithatë – shtoi ai- kjo nuk e justifikon dhunën kundër diplomatëve.

Në një intervistë për një të përditshme franceze, ai u shpreh se liria e shprehjes është një vlerë shumë e rëndësishme, por ajo nuk është pa kufi. Ajo ska përse të përdoret për ofendime dhe shpërfytyrime, duke i hedhur zjarrit vaj.”
Lidhur me pyetjen nëse respektimi i besimeve dhe liria e fjalës mund të bashkëjetojnë, ai u shpreh se Evropa duhet të tregojë se është në gjendje ti respektojë civilizimet e tjera dhe se liria është motër e përgjegjësisë. Ne nuk duhet të harrojmë se sistemi gjyqësor i pavarur, heton çdo rast më vete. /A.online/kohaislame

Artikulli paraprakSiri: Vazhdojnë maskrat e qenëve të Asadit
Artikulli vijuesRealiteti i "Shprehjes së lirë" në Evropë