“Ky është mesazh i pritur i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Serbia që nga fillimi ka paralajmëruar në atë se nuk ekzistojnë legjitimim juridik për procedurë të re”
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, përshëndeti vendimin e djeshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë e cila hodhi poshtë kërkesën e Bosnjë e Hercegovinës për rishikimin e aktvendimit kundër Serbisë nga viti 2007 dhe porositi se ishte një nismë e panevojshme”, raporton (AA).
“Ky është mesazh i pritur i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Serbia që nga fillimi ka paralajmëruar në atë se nuk ekzistojnë legjitimim juridik për procedurë të re të kërkesës për rishikim të padisë kundër Serbisë”, theksoi Daçiç.
Ai kujtoi se për këtë ka folur edhe me anëtarin serb edhe me atë kroat të Presidencës së BeH-së.
“Konsiderojmë se ky ishte një tentim i panevojshëm për të destabilizuar situatën në BeH, shkaktimin e jostabilitetit politik në rajon dhe ne mund vetëm të përshëndesim këtë vendim të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, theksoi Daçiç.