Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Rusisë, Aleksey Ulyukayev, në një deklaratë për televizionin “Russia 24” e ka pranuar që biznesi rus në përgjithësi dhe industria e turizmit në veçanti janë të varura nga Turqia.
Agjencia ruse e lajmeve “Rosbalt” në një lajm të saj citon Ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Rusisë, Aleksey Ulyukayev, i cili në një reportazh për televizionin “Russia 24” e ka pranuar që biznesi rus në përgjithësi dhe industria e turizmit në veçanti janë të varura nga Turqia.
–“Ka shumë fusha tek të cilat ne jemi shumë të varur nga Turqia, siç është për shembull industria e turizmit. Edhe kufizimet në këto fusha janë më të dukshme”, ka thënë Ulyukayev, duke shtuar se disa prodhime që importohen nga Turqia zënë një vend të gjerë në vitrinat e tregut rus.
Ministri Ulyukayev premtoi për llogaritjen brenda një kohe të shkurtër të humbjeve që i kanë shkaktuar ekonomisë së Rusisë sanksionet që zbaton Moska ndaj Ankarasë. /trt/