Ministrja e Kulturës së Kroacisë jep dorëheqje për shkak të shpenzimeve jo transparente

Andrea Zlatar Violiç, është njëra nga tre gratë ministret të Kroacisë nga partia (HNS-Partia Popullore Kroate), e cila sot zyrtarisht paraqiti kërkesë me shkrim për dorheqje.
 
 
Ministrja e Kulturës kroate, Andrea Zlatar Violiç sot paraqiti dorëheqjen zyrtare për shkak të shpenzimeve jo transparente të parave në ministrinë e saj, raporton korrespondenti i Anadolu Agency (AA).
 
Andrea Zlatar Violiç, një nga tre gratë ministre të Partisë Popullore Kroate (HNS), që kryesohet nga Ministrja e Jashtme Vesna Pusiq, sot zyrtarisht ka paraqitur dorëheqje me shkrim deri tek Kryeministri.
 
“Kryeministri Milanoviç pranoi sot dorëheqjen me shkrim të Ministres së Kulturës, Zlatar Violiç dhe do te shkarkohet nga detyra me ditën e sotme”, u njoftua në faqen zyrtare Twitter të qeverisë kroate.
 
Pas një auditimi shtetërorë, është konstatuar se stafi në Ministrinë e Kulturës, duke përfshirë edhe ministren Zlatar  Violiç, dhe zëvendësin e saj, për shkak të shpenzimeve të udhëtimit paraprakisht kishin marrë rreth 150,000 kuna (afër 20.000 euro).
 
Këtë veprim të Ministres së Kulturës e dënuan publikisht kolegët e saj të partisë në qeveri, ministri i Ekonomisë Ivan Vrdoljak, Ministrja e Ndërtimit, Anka Mrak Taritash dhe kreu i HNS dhe Ministrja e Jashtme, Vesna Pusiç.
 
Duke pas parasysh që qeveria është në vitin e fundit të mandatit, kanë filluar spekulimet rreth pasardhësit të Ministres së Kulturës, ndërsa kush do të jetë ministri i radhës, do të dihet pas miratimit zyrtarë të dorëheqjes nga kryeministri Zoran Milanoviç.
Artikulli paraprakKu po i shet ISIS veprat e artit të Irakut?
Artikulli vijuesZaev: Gruevkski nuk ka shpëtim, dëshmitë e reja do ta detyrojnë largimin e tij