Ministrja franceze e Mjedisit, thirrje për bojkotim të “Nutella-s”

Ministrja franceze e Mjedisit, Segolene Royal, ka kërkuar nga qytetarët të mos konsumojnë “Nutella” e cila prodhohet nga vaji i palmës dhe e cila shkakton shkatërrimin e pyjeve, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Royal e cila ka folur në kanalin televiziv “Canal plus” edhe kompanisë Ferrero e cila prodhon Nutella i ka bërë thirrje të prodhojë të njëjtin produkt me materiale të ndryshme.
 
Royal ka pohuar se: “Ne duhet të mbjellim një numër të madh pemësh për shkak të shkatërrimit të pyjeve. Kjo situatë tani në konceptin global është në përmasa alarmante. Për këtë arsye duhet ti jepet fund konsumimit së Nutella-s për arsyen se prodhohet nga vaji i palmës”.
 
Ministrja franceze gjithashtu ka paralajmëruar se “Shkatërrimi i pemëve të palmave sjellin një dëm të madh për mjedisin”.
 
Ndërsa kompania italiane e cila prodhon Nutella pas deklaratës së ministres franceze në një deklaratë për shtyp ka njoftuar se “si kompani ata ndjekin një politikë të ndjeshme mjedisore”.
 
Në deklaratë gjithashtu është theksuar se do të vazhdojë vendosmëria e kompanisë për konsumimin e vajit të palmës në mënyrë të përgjegjshme.
 
Ferrore, 80 përqind të vajit të palmës e siguron nga Malajzia, ndërsa pjesën tjetër nga Indonezia, Brazili dhe Papua Guinea e Re.
 
Një grup senatorësh në senatin francez para 2 viteve e gjysmë kishin propozuar një projektligj për të vendosur 300 përqind taksa mbi vajin e palmës për arsyen se ndikon në shtimin e peshës dhe dëmton mjedisin, por kjo iniciativë përfundoi pa sukses.
Artikulli paraprakTIKA do të restauroj 3 xhami në Maqedoni
Artikulli vijuesKrerët fetarë muslimanë të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë mesazhe urimi për Ramazanin